A do të mbahet samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri/ Përgjigjet Mark Rutte

A do të mbahet samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri/ Përgjigjet Mark Rutte

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte po zhvillon një konferencë për mediat nga Ankaraja pas zhvillimit të samitit ku morën pjesë udhëheqësit e vendeve të aleancës. Gjatë fjalës së tij në konferencë, Rutte bëri me dije se samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri. Ai shtoi se ende nuk është vendosur përfundimisht koha se kur do të zhvillohet. “Samiti tjetër do të mbahet në Shqipëri, ky ishte vendimi i Hagës. Samiti do të mbahet në Shqipëri, por do të na duhet të vendosim për kohën”, tha Rutte.