A do jetë Salianji kandidat për kryetar partie? Berisha: Ai iku, zgjodhi të birësohej politikikisht

A do jetë Salianji kandidat për kryetar partie? Berisha: Ai iku, zgjodhi të birësohej politikikisht

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për mediat, u pyet nëse ish deputeti Ervin Salianji, do të lejohet që të kandidojë përballë tij për kreun e ri të partisë në zgjedhjet që mbahen në maj. Kryedemokrati theksoi se ish deputeti është vetëpërjashtuar nga partia pasi ai zgjodhi që të “birësohej” politikisht, teksa shtoi “iku e mori fund.” “Se unë ç’është e vërteta kam shumë kënaqësi të kem rivalë dhe në të gjitha kohërat unë kam pasur rivalë. Por kur tjetri birësohet, bën zgjedhjen e tij. Politikisht e kam fjalën. E ka bërë, nuk kam ç’i bëj unë. Për dijeni, meqë jemi këtu. Një ditë më vjen nga burgu në zyrë, se mirë është meqenëse e hapëm bisedën, dhe më thotë, erdha...