700 lekë për plazhet publike në Vlorë/ Vendimi miratohet nga këshilltarët e majtë bashkiakë, opozita del kundër
Këshilli Bashkiak i Vlorës ka miratuar vendosjen e një tarife prej 700 lekësh për përdorimin e plazheve publike, një vendim që ka shkaktuar debat mes këshilltarëve. Projektvendimi u votua nga shumica e këshilltarëve të majtë, ndërsa opozita doli kundër. Në votim u vu re edhe një devijim nga radhët e mazhorancës, pasi një këshilltare socialiste votoi kundër, duke mos mbështetur qëndrimin e grupit. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Vlorë, Atird Hoxha, e kritikoi vendimin, duke e cilësuar atë të paqartë dhe jo transparent për qytetarët. “Vendimet merren, por mungon transparenca për projekte të tilla. Sa herë ndërhyhet, qytetarët nuk shohin përfitim konkret”, u shpreh ai, duke shtuar se tarifa përbën një barrë shtesë për pushuesit. Nga ana tjetër, përfaqësues të shumicës argumentuan se vendosja e...
Burimi:
top-channel.tv