63 objekte arsimore të rindërtuara pas tërmetit, përfundon programi i BE me vlerë 75 mln euro
Rindërtimi dhe ristrukturimi i objekteve arsimore të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit 2019 nëpërmjet programit EU4Schools ka përfunduar. Mbi 63 çerdhe, shkolla e gjimnaze nëpërmjet fondit të akorduar nga BE prej 75 milionë euro i cili u zbatua për 6 vite me radhë nga UNDP, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, patën mundësi të përfitojnë nga ky program duke ofruar kushtet më cilësore për fëmijët dhe nxënësit, sigurinë dhe ambiente me pajisjet më të fundit. Gjimnazi “Asim Vokshi” në Tiranë, çerdhja “Shtojzovallet” në Shijak, gjimnazi “Bernardina Qerraxhia” në Durrës, si dhe shkolla 9-vjeçare “Mehmet Babamusta” në Kavajë janë vetëm disa prej tyre për të cilët nxënës, drejtues të institucioneve arsimore si dhe prindër shprehen të kënaqur. “Realisht, për mua...
Burimi:
top-channel.tv