54-vjeçari përfundon keq, dyshohet se dogji 400 pemë ulliri

54-vjeçari përfundon keq, dyshohet se dogji 400 pemë ulliri

Një 54-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shtetit, pasi është kapur në flagrancë pranë vatrës së zjarrit që dyshohet se e kishte ndezur vetë, duke shkaktuar dëme të rënda mjedisore dhe materiale. Si pasojë e përhapjes së flakëve, janë shkrumbuar rreth 400 pemë ulliri. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Qafa e Vidhit” kishte rënë zjarr dhe po digjeshin dhjetëra pemë ulliri, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes. Ndërhyrja e tyre u organizua në mbështetje të forcave zjarrfikëse për vënien e flakëve nën kontroll, si dhe për kryerjen e veprimeve të shpejta hetimore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit. Gjatë krehjes së zonës, pranë vetë vatrës së zjarrit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe...