5 vjeçari bie nga tarraca e banesës në Libohovë, dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

5 vjeçari bie nga tarraca e banesës në Libohovë, dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Libohovë, ku një i mitur me inicialet Y. I. 5 vjeç, është rrëzuar nga tarraca e një banese njëkatëshe. I mituri është transportuar fillimisht në Urgjencën e Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Mësohet se ai ka pësuar dëmtime në kokë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Për një mjekim dhe vlerësim më të specializuar, i mituri pritet të transportohet drejt Tiranës. Policia ka nisur verifikimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.