46 kg kanabis në formë xhelatine nga Toronto në Tiranë, 1 i arrestuar dhe 2 gra në hetim në gjendje të lirë
Kristian Gjoni është arrestuar dhe 2 gra janë vënë nën hetim nga policia për 46 kilogramët kanabis që u kapën më datë më 3 korrik në Aeroportin e Rinasit. Lënda narkotike, në formën e xhelatinës dhe e sjellë nga Kanadaja në valixhe, ishte e ndarë në 89 paketime dhe vlerësohet rreth 250 mijë euro. Njoftimi i policisë: Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta operacionale, të kryera mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas dhe Autoritetet Doganore, finalizuan operacionin policor të koduar “Suitcases”, duke goditur një rast të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Kanadaja drejt Shqipërisë. Gjatë operacionit u konstatuan dy valixhe, brenda të cilave...
Burimi:
sot.com.al