41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike
Prej 41 ditësh, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike. Edhe sot në protestën e 41, ata kërkojnë qeveri teknike dhe largimin e gjithë klasës së vjetër politike. Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, ata marshuan drejt Kryeministrisë, ku me pankarta dhe fjalime në podium, ritheksuan kërkesat e parashtruara përgjatë këtyre javëve.
Burimi:
opinion.al