40 ditët që sfidojnë pushtetin/ Revolta kundër qeverisë nuk ndalet, qytetarët sërish sot në shesh: Rama jepe dorëheqjen

40 ditët që sfidojnë pushtetin/ Revolta kundër qeverisë nuk ndalet, qytetarët sërish sot në shesh: Rama jepe dorëheqjen

Sot protesta qytetare hyn në ditën e saj të 40-të, duke u kthyer në një nga lëvizjet më të gjata qytetare që ka njohur Shqipëria në vitet e fundit. Për 40 ditë me radhë, qytetarët janë mbledhur çdo mbrëmje para Kryeministrisë me të njëjtat thirrje që dëgjohen që prej ditës së parë: “Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Shqipëri e Re”. Edhe mbrëmjen e djeshme, si në 38 ditët e tjera, pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës, ndaluan para Kuvendit dhe më pas përpara selisë së Partisë Demokratike, ku brohoritën “Opozitë e shitur”, duke akuzuar opozitën se është bërë pjesë e të njëjtit sistem që qytetarët kërkojnë të rrëzojnë. Në këto 40 ditë, podiumi i protestës është...