4 mln euro për Kanye West, Partia Demokratike Europiane-Ramës: Shqipëria meriton demokraci një të ardhme europiane…
Partia Demokratike Europiane (EDP) ka reaguar lidhur me vendimin e bërë publik nga kryeministri Edi Rama për financimin me rreth 4 milionë euro të koncertit të reperit amerikan Kanye West, duke kritikuar përdorimin e fondeve publike për këtë qëllim. Në një deklaratë publike, EDP shprehet se, ndërsa prej javësh qytetarët shqiptarë kanë dalë në rrugë për të kërkuar transparencë, llogaridhënie dhe forcimin e shtetit të së drejtës, qeveria po planifikon të shpenzojë miliona euro për koncertin e një artisti që, sipas deklaratës, është bërë i njohur për deklaratat e tij antisemite dhe raciste. “Edi Rama thuhet se është gati të shpenzojë 4 milionë euro nga paratë publike për të shpëtuar koncertin e Kanye West, një prej artistëve më kontroversë në botë”, thuhet në reagimin e...
Burimi:
sot.com.al