4 milionë euro për koncertin e Kanye West, reagon deputetja: Të përdoreshin për parandalimin e zjarreve

4 milionë euro për koncertin e Kanye West, reagon deputetja: Të përdoreshin për parandalimin e zjarreve

Deputetja e larguar nga Partia Socialiste, Marjana Koçeku, ka reaguar ndaj fondit prej 4 milionë eurosh të akorduar nga qeveria për organizimin e koncertit të Kanye West, duke deklaruar se këto para duhej të ishin investuar për parandalimin e zjarreve dhe forcimin e kapaciteteve të emergjencave. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçeku kujtoi situatën e rëndë të zjarreve të një viti më parë, duke theksuar se këtë verë vendi rrezikon të përballet me një krizë edhe më të madhe për shkak të temperaturave të larta. “Vjet vendi ynë kaloi një katastrofë zjarresh. E kam parë nga afër dëmtimin e jashtëzakonshëm që iu bë natyrës. Këtë vit pritet që situata të jetë edhe më alarmante. Katër milionë eurot e një stadiumi njëpërdorimësh do të duhej...