4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, i riu nga protesta: Shqipëria s’ka avionë për shuarjen e zjarreve!

4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, i riu nga protesta: Shqipëria s’ka avionë për shuarjen e zjarreve!

Një i ri që mori pjesë në protestën e 44-të para Kryeministrisë ka kritikuar qeverinë për mënyrën e përdorimit të fondeve publike, duke iu referuar shumës prej 4.2 milionë eurosh të shpenzuara për organizimin e koncertit të Kanye West. Sipas tij, ndërkohë që vendi përballet me zjarre gjatë sezonit veror, mungojnë investimet në pajisje dhe kapacitete për përballimin e emergjencave. Protestuesi akuzoi qeverinë se reagon ndaj kritikave duke sulmuar protestuesit. Në fund të fjalës së tij, i riu iu referua edhe deklaratave të kryeministrit për ndikimin ekonomik të koncertit. “Rama dhe ‘gonxhet’ e tij thanë se nga këta 30 mijë njerëz do të gjeneroheshin miliona euro”, deklaroi protestuesi. “Ne ia dolëm, koncertin e bëmë. 4.2 mld të shqiptarëve i dhamë për biletat për patronazhistët. Tani...