35 ditë revoltë/ Diaspora “zbarkon” sot në Tiranë, shqiptarët nuk heqin dorë: Rama, jepe dorëheqjen!
Mbahet sot, në orën 19:00, protesta e 35-të masive, ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama. Protesta e sotme është mbarëkombëtare ku diaspora pritet të jetë në Tiranë në mbështetjes së revoltës 35 ditore. Autokolonat janë nisur që nga dita e djeshme ndërsa policia ka deklaruar se çdo shtetas shqiptar që do të hyjë në territor këto ditë do t’i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm. Kjo është parë si përpjekje që diaspora të mos jetë pjesë e protestës në Tiranë. Grumbullimi i protestuesve është parashikuar të nisë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do të shprehin kërkesat e tyre. Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi...
Burimi:
sot.com.al