“3 vite i zhdukur”, Lala zbulon detajet: Ka emra konkretë për ekzekutimin e Martinajt

“3 vite i zhdukur”, Lala zbulon detajet: Ka emra konkretë për ekzekutimin e Martinajt

“Familjarët e dinë të vërtetën, e dinë edhe kush e ka ekzekutuar Ervis Martinajn!”, kështu ka deklaruar gazetarja Klodiana Lala në nje emision televiziv.Lidhur me procesin në Gjykatën e Posaçme, Lala tha se ai ka të bëjë me pasuritë e sekuestruara më shumë se një proces penal, ndërsa një pjesë e pasurive ajo shprehet se do të lirohen në përfundim të gjyqit, pasi kanë qenë nga burime të ligjshme. “Mustafa Martinaj dëshmoi në Gjykatën e Posaçme. Në fakt, procesi ka të bëjë me pasuritë, nuk ka të bëjë me një proces penal; ka të bëjë me vendimin e SPAK për të sekuestruar pasurinë. Dhe zoti Martinaj pretendoi që pasuritë e tij, për shkak të aktivitetit të biznesit gati 30-vjeçar dhe faktit që ai ka punuar...