3 deputetë të koalicionit VLEN deklaruan se nuk iu lejua hyrja në pikën e Qafë Thanës, Hita: Si qëndron e vërteta

3 deputetë të koalicionit VLEN deklaruan se nuk iu lejua hyrja në pikën e Qafë Thanës, Hita: Si qëndron e vërteta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, në një konferencë për shtyp ka reaguar në lidhje me një incident që është regjistruar në pikën kufitare të Qafë Thanës, ku u deklarua se tre deputetëve të koalicionit shqiptar VLEN në Maqedoninë e Veriut, Bekim Çoku, Adnan Hazizi dhe Hasim Myrtezani janë ndaluar nga Policia Kufitare. Sipas Hitës, një person i katërt që shoqëronte 3 deputetët me pasaporta diplomatike, nuk ka pasur dokumentacione të rregullta, duke bërë që ai të mos lejohej kalimi drejt vendit tonë. Ai shtoi se 3 deputetët, në këto kushte nuk kanë pranuar të udhëtojnë drejt Shqipërisë. “Policia e Shtetit dhe policia kufitare është garant i respektimit të ligjit. Në Kufi, në Qafë-Thanë, u paraqitën 4 shtetas, 3 me pasaporta diplomatike....