213 ngjarje kriminale vetëm gjatë muajit maj në Shkodër/ Prangat 33 personave, sekuestrohen lëndë narkotike dhe armë

213 ngjarje kriminale vetëm gjatë muajit maj në Shkodër/ Prangat 33 personave, sekuestrohen lëndë narkotike dhe armë

Gjatë muajit maj në Shkodër janë raportuar 213 ngjarje kriminale, ku në pranga u vunë 33 persona, ndërsa 5 të tjerë mbeten në kërkim. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Gentian Berberi, ka raportuar ngjarjet e ndodhura gjatë muajit maj 2026. “Gjatë muajit maj janë evidentuar 213 vepra penale të ndryshme, prej të cilave janë zbuluar 96.7 % e tyre. Për këto vepra penale janë identifikuar 199 autorë, nga të cilët 33 janë arrestuar/ndaluar, 161 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 5 janë shpallur në kërkim. Krahasuar me muajin e kaluar, janë evidentuar 34 raste më shumë, ndërsa zbulueshmëria është ulur me 1%. Këto rezultate janë arritur nëpërmjet 9 operacioneve policore të zhvilluara për ekzekutimin e urdhrave të Prokurorisë, për kapjen e shtetasve...