15-vjeçari u mbyt në pishinë, reagon policia e Gjirokastrës: Dyshohet se pësoi infarkt!

15-vjeçari u mbyt në pishinë, reagon policia e Gjirokastrës: Dyshohet se pësoi infarkt!

Policia e Gjirokastrës ka reaguar sa i përket rastit ku një 15-vjeçar është gjetur i mbytur në një pishinë. Sipas policisë, adoleshenti ka pësuar infarkt teksa po notonte brenda në pishinë. Njoftimi i policisë: Gjirokastër/Informacion paraprak Rreth orës 10:00, në fshatin Mashkullorë, në një kompleks pushimi, një 15-vjeçar dyshohet se ka pësuar infarkt duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.