15 vite nga “21 Janari”/ “Protestuesit nuk kishin asnjë armë me vete”, Rama: Po kalonim urën bashkë më Pandeli Majkon kur kaloi një autoblindë dhe…
Kjo e mërkurë shënon 15 vite nga protesta e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” në Tiranë, ku mbetën të vrarë katër qytetarë. Në Kryeministri u mbajt ceremonia e homazheve, ku fjalën e mori kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili kujtoi rrjedhjen e protestës. Ai u shpreh se asnjë protestues nuk kishte armë me vete, ndërsa shtoi se mbi ta u hodh gaz lotsjellës nga një autoblindë, teksa qytetarët ishin duke u mbledhur për tubim. “Kujtoj se bashkë me Pandeli Majkon dhe disa të tjerë po kalonim urën e bulevardit për të ardhur këtu, një autoblind u shfaq dhe një valë gazi lotsjellës u lëshua mbi kokat e njerëzve pa nisur ende protesta, duke na zmbrapsur nga parku Rinia. Kjo e ktheu protestën...
Burimi:
top-channel.tv