104 vjet miqësi SHBA-Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë: Një lidhje që historia nuk mundi ta prishte
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë në Twitter një histori që dëshmon qëndrueshmërinë e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA ndër breza. Përmes një postimi, diplomatët amerikanë kanë vënë në dukje se miqësia 104-vjeçare bazohet mbi vlera të përbashkëta, ndërsa kanë sjellë në vëmendje një simbol të veçantë që ruhet sot në korridoret e ambasadës: vulën zyrtare që daton që nga vitet 1930, e cila i mbijetoi diktaturës dhe viteve të izolimit falë guximit të një familjeje shqiptare. Sipas njoftimit të ambasadës, pas pushtimit të Shqipërisë në vitin 1939 dhe mbylljes së Legatës Amerikane, Loni Adami dhe bashkëshortja e tij, Andromaqi, rrezikuan gjithçka për ta fshehur këtë vulë, duke e mbrojtur me besnikëri për më shumë se katër dekada. “104 vjet miqësi SHBA-Shqipëri, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta,...
Burimi:
ntv.al