Aktivistja Vatnikaj: Reforma territoriale u votua për turp nga PS sipas urdhrit të Ramës
Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e sotme të 132-të të revoltës kundër klasës politike. Si çdo ditë tashmë, protestuesit kanë nisur grumbullimin e tyre në sheshin Skënderbej, dhe më pas janë drejtuar drejt godinës së Kryeministrisë në të cilën do të mbahen fjalime nga protestuesit dhe aktivistët. Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka qënë e pranishme edhe në ditën e sotme në tubim dhe ka marrë fjalën e saj në podium ku ka folur në lidhje me situatën politike në vend. Sipas Vatnikaj, parlamenti nuk përfaqëson më popullin dhe as shqetësimet e tyre por vepron sipas urdhrave të kryeministrit Rama. Ajo ka folur njëkohësisht, edhe për reformën territoriale e cila, sipas saj, u votua për turp nga PS me urdhërin e Ramës. Aktivistja shprehu bindjen...
Burimi:
gijotina.com