Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Rama duhet të thirret nga drejtësia, të hetohet dhe të arrestohet!

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Rama duhet të thirret nga drejtësia, të hetohet dhe të arrestohet!

Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka folur gjatë protestës së 119-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se arsyet që kanë nxjerrë qytetarët në shesh janë, sipas saj, të lidhura me skandalet dhe zhvillimet e fundit politike. Vatnikaj tha se protestuesit vijojnë të mblidhen çdo ditë, ndërsa akuzoi qeverinë për lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ajo iu referua edhe arrestimeve dhe hetimeve ndaj zyrtarëve, duke pretenduar se këto zhvillime dëshmojnë, sipas saj, për një krizë të institucioneve. Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në drejtësi, Vatnikaj përmendi edhe arrestimin e Ergys Agasit dhe arrestimin e një zyrtareje të lartë, duke deklaruar se këto raste, sipas saj, tregojnë se “shteti ka rënë”. Aktivistja e cilësoi kryeministrin Rama si “të delegjitimuar” dhe ngriti akuza të...