Aktivistja: Politikat e Ramës po përzënë të rinjtë nga Shqipëria, studentët detyrohen të braktisin studimet
Krisela Prendi, mjeke e sapodiplomuar dhe aktiviste, ka akuzuar qeverinë Rama se me politikat e saj të gabuara po detyron mijëra të rinj të largohen nga Shqipëria. Prendi theksoi se largimi i 12 mijë të rinjve jashtë vendit gjatë vitit 2024 është një kambanë alarmi për shpopullimin e vendit, ndërsa përgjegjësinë për këtë situatë ia adresoi kryeministrit Edi Rama. Ajo tha se kostot e larta të jetesës dhe mungesa e mbështetjes ekonomike po i detyrojnë studentët të punojnë deri në dy punë për të përballuar studimet, ndërsa një pjesë e tyre detyrohen të braktisin universitetin. ‘Të rinjtë nuk largohen nga mungesa e dëshirës për të jetuar në Shqipëri, por përzihen nga politikat e gabuara’, u shpreh Prendi. “12 mijë të larguar jashtë vendit mendoj se...
Burimi:
gijotina.com