Aktivisti, thirrje ambasadorit të ri të SHBA: Na jepni një dorë të krijojmë një qeveri të fortë! Po na cenohet sovraniteti

Aktivisti, thirrje ambasadorit të ri të SHBA: Na jepni një dorë të krijojmë një qeveri të fortë! Po na cenohet sovraniteti

Një prej aktivistëve në protestë iu drejtua publikisht ambasadorit të ri të Amerikës, Eric Wendt, duke kërkuar mbështetje dhe ndihmë për situatën politike në Shqipëri. Aktivisti  Erald Ndoj e përshkroi situatën në vend si një prej periudhave më të vështira, ndërsa theksoi lidhjet e forta të shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara. Ai iu drejtua diplomatit amerikan duke i thënë se duan të krijojnë një qeveri të fortë, ndërsa i garantoi se nuk do të lejojnë kthimin e ditëve të zeza për Shqipërinë. “Sot Zoti Eric Wendt, Shqipëria sot është në ditët më të vështira. Shqipëria është kombi më amerikandashës. Sot Shqipëria ka nevojë për më shumë se ju. Kemi nevojë sepse po na cënohet sovraniteti, e drejta themelorë. Ju bëj një lutje na jepni një...