Aktivisti Ilir Xhemalaj: Të vazhdojmë mosbindjen civile, bllokojmë institucione e rrugë! Nesër protestë kombëtare

Aktivisti Ilir Xhemalaj: Të vazhdojmë mosbindjen civile, bllokojmë institucione e rrugë! Nesër protestë kombëtare

Aktivisti Ilir Xhemalaj në protestën e 99 kundër Ramës dhe qeverisë së tij, u shpreh kritik, ndërsa bëri thirrje për një pjesëmarrje masive më 7 shtator kur bëhen edhe 100 ditë nga protesta. Gjithashtu ai theksoi se protesta duhet të vazhdojë formën e saj më mosbindje civile. “Do t’i ftoja të gjithë në protestë kombëtare nesër, të vazhdojmë mosbindjen civile ndryshe këta nuk marrin vesh, të bllokojmë institucione, të bllokojmë rrugët , t’i detyrojmë të japin dorëheqjen. Dy pikat e kryesore që kemi shpallur janë urgjente. Rama jep dorëheqjen dhe qeveri teknike”, tha ai.