Aksionet e Nvidia në portofolin e Trump, përplasen interesat financiare me politikën?

Aksionet e Nvidia në portofolin e Trump, përplasen interesat financiare me politikën?

Presidenti amerikan Donald Trump ka blerë aksione të kompanisë Nvidia me vlerë deri në 265 mijë dollarë gjatë muajit shtator, sipas deklarimit të tij të fundit financiar. Investimi vjen në një kohë kur administrata amerikane po shqyrton politika që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në aktivitetin e kompanisë, veçanërisht në eksportin e çipave të avancuar të inteligjencës artificiale. Sipas dokumentit financiar, të nënshkruar nga Trump më 1 nëntor dhe të publikuar nga Zyra e Etikës Qeveritare të SHBA-së, presidenti ka kryer qindra transaksione gjatë shtatorit. Reuters kishte raportuar më herët se në gusht Trump kishte blerë aksione të Nvidia-s me vlerë deri në 1.6 milionë dollarë, ndërsa kishte shitur aksione deri në 1 milion dollarë. Zbulimi i investimit rikthen vëmendjen te marrëdhënia mes interesave financiare të...