Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike, të pranishme edhe forca policie

Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike, të pranishme edhe forca policie

Duket se paralajmërimi i Kryeministrit Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ditën e sotme ka gjetur zbatim menjëherë sa u përket lirimit të hapësirave publike. Pranë stadiumit kombëtar “Air Albania”, mjete të IKMT, shoqëruar nga forca të shumta të policisë bashkiake dhe Policisë së Shtetit kanë zbarkuar pranë për lirimin e hapësirave publike. Autoritetet kanë rrethuar me shirit pjesën pranë stadiumit të futbollit, ku janë të vendosura karrige dhe tavolina të lokaleve e restoranteve që ndodhen në katin e parë të godinës.
Burimi: Sot.com.al