Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksion i policisë në Vlorë e Sarandë/ 4 shtetas në pranga për lëndë narkotike, mes tyre edhe një vajzë (Emrat)
Vijojnë kontrollet intensive në të gjithë qarkun Vlorë, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, arrestohen 4 shtetas që posedonin lëndë narkotike me qëllim shitjen, kryesisht në zona turistike. Në kuadër të masave të marra për rritjen e sigurisë gjatë sezonit turistik, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Komisariatit të Policisë Sarandë kanë intensifikuar kontrollet në rrugë, banesa dhe ambiente të tjera publike dhe private, me fokus zonat bregdetare dhe turistike. Si rezultat i këtyre kontrolleve, u arrestuan në flagrancë 4 shtetas që posedonin në banesat e tyre, në Vlorë, Qeparo dhe Sarandë, lëndë narkotike të llojit...