Aksion i madh në Tiranë: Në pranga 8 të kërkuar për krime të rënda, armë, drogë dhe vjedhje
TIRANË- Një operacion i posaçëm i Policisë së Tiranës ka çuar në arrestimin e 8 personave të shpallur në kërkim. Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, nga krimet e rënda dhe mbajtja e armëve pa leje, te vjedhja, falsifikimi dhe lëndët narkotike. Sipas njoftimit të Policisë, njërit prej personave të kërkuar për trafik narkotikësh iu gjet dhe sekuestrua edhe një sasi Cannabis Sativa. Njoftimi: DVP Tiranë/Plan i posaçëm kontrollesh dhe punë operative intensive, me objektiv lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve në kërkim. Kapen 8 shtetas të përfshirë në krime të rënda kundër personit, armëmbajtje pa leje, prodhim/shitje narkotikësh dhe krime ekonomike. Njërit prej shtetasve të kërkuar për prodhim/shitje narkotikësh, në momentin e ndalimit, iu gjet dhe iu sekuestrua sasi Cannabisi. Specialistët e Seksionit për Hetimin...
Burimi:
zeri.ai