Aksidenti në Thumanë/ Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh” i Ansamblit Mirdita, Paulin Filopati

Aksidenti në Thumanë/ Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh” i Ansamblit Mirdita, Paulin Filopati

65-vjeçari Paulin Filopati, është viktima e aksidentit automobilistik në aksin Thumanë-Fushë Krujë. Ai ishte një emër i njohur i artit dhe traditës folklorike mirditore. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka shkaktuar dhimbje te familjarët, miqtë dhe komuniteti artistik, ku Filopati ishte vlerësuar për kontributin e tij ndër vite në ruajtjen dhe promovimin e muzikës e folklorit tradicional. Ai ishte pjesë e Grupit të Burrave të Ansamblit Mirdita, me titullin “Mjeshtër i Madh”, si dhe artist i Grupit Kthella. Paulin Filopati ishte gjithashtu njëri prej tre vëllezërve Filopati, së bashku me Gjovalinin dhe Pashkun, të cilët janë të njohur për kontributin e tyre në muzikën dhe traditën popullore mirditore. Kujtimi i Paulin Filopatit do të mbetet i lidhur me këngën, muzikën dhe trashëgiminë folklorike...