
Aksidenti i shumëfishtë në aksin “Fier-Vlorë”, vihet në pranga 54-vjeçari, procedohet një tjetër
👁9988
Policia e Fierit ka vënë në pranga një 54-vjeçar, dhe proceduar një 20-vjeçar lidhur me aksidentin e shumëfishtë të ndodhur në Bypass-in Fier Vlorë, një ditë më parë. Sipas policisë, automjetet e drejtuara prej tyre, u përplasën me 5 automjete të tjera. Nga aksidenti shkuan në spital gjashtë shtetas, dy prej të cilëve vijojnë në kujdesin e mjekëve, ndërsa katër të tjerët janë larguar në banesa. Sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Burimi:
Sot.com.al