Aksidentet rrugore, qytetarëve nuk do t’u mbahet më një pjesë e dëmshpërblimit! Pagesat brenda 14 ditëve për dëmet deri në 250 mijë lekë
Qytetarët e dëmtuar në aksidente rrugore nuk do të penalizohen më me pjesën e zbritshme të dëmit, të njohur si franshizë, ndërsa për aksidentet me dëme të vogla materiale kompanitë e sigurimit do të detyrohen të kryejnë pagesat brenda 14 ditëve kalendarike. Këto janë disa nga ndryshimet që parashikon projektligji i ri për sigurimin e detyrueshëm motorik, i hartuar nga Ministria e Financave. Një nga risitë kryesore lidhet me rritjen e vlerës së dëmeve që trajtohen përmes procedurës së përshpejtuar. Nëse aktualisht kjo procedurë zbatohet për dëme deri në 100 mijë lekë, me ndryshimet e propozuara pragu do të rritet në 250 mijë lekë. Për këto raste, kompanitë e sigurimit do të kenë detyrimin të kryejnë dëmshpërblimin brenda dy javëve nga paraqitja e kërkesës. “Detyrimi...
Burimi:
javanews.al