Aksident zinxhir në Tiranë-Durrës, humb jetën 45-vjeçari

Aksident zinxhir në Tiranë-Durrës, humb jetën 45-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në 7 shtator në autostradën Tiranë-Durrës, ku një 45-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20 dhe në të janë përfshirë pesë automjete. Sipas policisë, 45-vjeçari H. B. është përplasur fillimisht me një kamion, duke humbur jetën në vendngjarje. Pas përplasjes, në aksident janë përfshirë edhe tre automjete të tjera. Tre drejtuesit e mjeteve dhe pesë pasagjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, një grua, e dyshuar se drejtonte një prej automjeteve të përfshira, është larguar nga vendngjarja. Ajo është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të...