Aksident zinxhir në autostradën Lushnjë-Vlorë, raportohet për tre të plagosur

Aksident zinxhir në autostradën Lushnjë-Vlorë, raportohet për tre të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnjë-Vlorë, pranë kthesës së Pojanit, ku janë përfshirë shtatë automjete që udhëtonin në drejtim të Vlorës. Përplasja ka qenë e fortë, duke lënë të plagosur tre persona, të cilët janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për trajtim mjekësor. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa po merr masa për normalizimin e trafikut në zonë.

Burimi: Sot.com.al