Aksident zinxhir në autostradën Lushnjë-Vlorë, 9 automjete përplasen me njëra-tjetrën, disa të plagosur

Aksident zinxhir në autostradën Lushnjë-Vlorë, 9 automjete përplasen me njëra-tjetrën, disa të plagosur

Një aksident zinxhir automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Lushnjë-Vlmorë. Nga informacioni paraprak mësohet se në aksident janë përfshirë 9 automjete të cilat kanë goditur nga pas njëra-tjetrën, teksa kanë qenë në lëvizje në drejtim të Vlorës. Si pasojë e përplasjes së fortë, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për trajtim mjekësor. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si dhe për normalizimin e trafikut në zonë.

Burimi: Lajme.al