Aksident tragjik në Pogradec, humb jetën drejtuesi i një makine
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar këtë të enjte në Starovë të Pogradecit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motor, duke shkaktuar pasoja fatale për drejtuesin e këtij të fundit. Për shkak të përplasjes së rëndë, drejtuesi i motorit, Vali Manxhari, ka humbur jetën. Pritet që veprimet hetimore të përcaktojnë dinamikën e përplasjes dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.
Burimi:
javanews.al