Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident tragjik në Greqi, humb jetën shoferi shqiptar 21-vjeçar
👁6622
Një aksident tragjik ka ndodhur të dielën pasdite në Polikarpi të Almopisë, në Pella, ku një shofer 21-vjeçar ka humbur jetën. Sipas informacioneve, automjeti i drejtuar nga 21-vjeçari ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar jashtë saj. Si pasojë e aksidentit, shoferi, me origjinë nga Shqipëria, ka ndërruar jetë nga plagët e marra, raporton aridaianews.gr. Një tjetër shofer, që udhëtonte në të njëjtën rrugë, ka njoftuar menjëherë një ambulancë, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka gjetur 21-vjeçarin pa ndjenja. Ai është transportuar menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë plagëve. Departamenti i Policisë së Almopisë...