Aksident tragjik në Durrës, humb jetën këmbësori 80-vjeçar

Aksident tragjik në Durrës, humb jetën këmbësori 80-vjeçar

Durrës Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. Gj., 38 vjeç, banues në fshatin Shkallnur, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. P., 26 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, pasi në lagjen nr. 4, Durrës, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Q. L., 80 vjeç, banues në Durrës, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Burimi: Sot.com.al