Aksident tragjik në Athinë, vdes regjisorja 29-vjeçare, familjarët gati t’i realizojnë filmin e fundit

Aksident tragjik në Athinë, vdes regjisorja 29-vjeçare, familjarët gati t’i realizojnë filmin e fundit

Një aksident tragjik në Athinë i ka marrë jetën në moshën vetëm 29-vjeçare regjisores dhe skenaristes së re greke Maria Tsioli, duke lënë pas një karrierë premtuese në botën e kinematografisë. Tsioli ishte një nga viktimat e aksidentit rrugor të ndodhur në Bulevardin Alexandras, ndërsa lajmi për vdekjen e saj ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe kolegët me të cilët kishte bashkëpunuar ndër vite, shkruajnë mediat. Pavarësisht moshës së re, Maria Tsioli kishte arritur të spikaste në kinematografinë greke, me punët e saj të prezantuara edhe në festivale të rëndësishme ndërkombëtare. Në vjeshtën e këtij viti, Tsioli kishte planifikuar të niste xhirimet e filmit të saj të ri, të titulluar “Perasma” (“Kalimi”). Filmi do të xhirohej në zonën e Agrafas, kryesisht në...