Aksident tragjik/ 17-vjeçari humb jetën pas përplasjes me makinën

Aksident tragjik/ 17-vjeçari humb jetën pas përplasjes me makinën

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 17-vjeçari ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Golem, në rrethinat e Shkodrës. Sipas të dhënave paraprake të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20. Një automjet që drejtohej nga shtetasi A. M., 50 vjeç, dyshohet se është përplasur me një motomjet në të cilin udhëtonin dy persona. Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë 17-vjeçari ka humbur jetën. Personi tjetër që ndodhej në motomjet, shtetasi E. N., 28 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmën mjekësore. Drejtuesi 50-vjeçar i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, ku pritet të kryhen veprimet procedurale lidhur me ngjarjen. Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën...