Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident pranë “Policisë së Tiranës”/ Përplasen katër makina, trafik i rënduar
Një aksident ka ndodhur pak më parë në zonën pranë Policisë së Tiranës. Gazetari Igli Çelmeta raporton se katër automjete janë përplasur në kryqëzimin që shkon për në zonë e ish “Bllokut”. Për pasojë është krijuar trafik dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve.