Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Aksident nga Memaliaj, makina del nga rruga
POLICIA E SHTETIT Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. M., 58 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dje, në aksin rrugor “Krahës-Krahës 1”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 pasagjerë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.