Aksident në rrugën Korçë-Voskopojë, 3 persona të plagosur dërgohen në spital

Aksident në rrugën Korçë-Voskopojë, 3 persona të plagosur dërgohen në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme (22 shtator),në rrugën e Voskopojës, në Korçë. Nga aksidenti raportohet se kanë mbetur të lënduar 3 persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit dhe gjendja e të lënduarve. Pranë vendit të ngjarjes kanë shkuar edhe shërbimet e Policisë Rrugore për hetime dhe disiplinimin e trafikut.