Aksident në rrugën Gramsh-Cërrik, motori përplas këmbësoren, drejtuesi largohet nga vendngjarja!

Aksident në rrugën Gramsh-Cërrik, motori përplas këmbësoren, drejtuesi largohet nga vendngjarja!

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin kombëtar Gramsh-Cërrik, ku një grua që po lëvizte në këmbë është përplasur nga një motor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:25. Sipas të dhënave paraprake, motori dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi, kur ka përplasur këmbësoren, e cila si pasojë e goditjes ka rënë në asfalt dhe ka pësuar dëmtime të shumta në trup. Raportohet se gruaja, për shkak të plagëve të marra, ka humbur përkohësisht ndjenjat në vendngjarje. Pas aksidentit, drejtuesi i motorit ka ndaluar një automjet që po kalonte në rrugë dhe, së bashku me drejtuesin e tij, kanë transportuar gruan e dëmtuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Por më tej drejtuesi i motorit është larguar nga vendi i...