Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete
Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të qytetit të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas të dhënave paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të jetë mosrespektimi i përparësisë së lëvizjes nga drejtuesit e mjeteve, çka ka sjellë përplasjen mes tyre.
Burimi:
syri.net