Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Aksident në Memaliaj, 3 të plagosur
POLICIA E SHTETIT Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. A., 43 vjeç, banues në Ksamil, pasi në aksin rrugor “Buz-Luftinjë”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. L. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 3 shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.