Aksident në lagjen “Rus” në Shkodër, 2 të plagosur në gjendje të rëndë

Aksident në lagjen “Rus” në Shkodër, 2 të plagosur në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë sapo është regjistruar në lagjen “Rus” të Shkodrës. Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Emi Kalaja, 2 persona që lëviznin me motor janë në gjendje të rëndë.Dyshohet se një automjet i ka prerë rrugën motorit dhe me pas është larguar nga vendngjarja. Ndërkohë të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin Rajonal të Shkodrës. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat për rastin në fjalë.
Burimi: Opinion.al