Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Aksident në Korçë, një i plagosur
👁8842
Një aksident me dëme materiale është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të fshatit Dishnicë. Sipas policisë së qarkullimit rrugor, njeri nga mjetet nuk ka respektuar rregullat e qarkullimit në një kryqëzim si ky duke sjellë dhe përplasjen e të dy mjeteve. Gjithnjë sipas policisë, njëri nga drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident është shtetas i huaj që kishte marrë mjetin me qera në vendin tonë. Policia ka bërë me dije se nga aksidenti nuk ka patur të lënduar ndërkohë që po hetohet për shkaqet që sollën këtë aksident qe është i dyti brenda pak orësh në Korçë.