Aksident në Korçë/ Benzi përplas këmbësorin, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në Korçë/ Benzi përplas këmbësorin, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar në afërsi të terminalit të autobusëve në qytetin e Korçës, ku drejtuesi i një automjeti tip Benz ka përplasur një këmbësor. I dëmtuari është transportuar me urgjencë në spital, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.