Aksident në Kavajë! Automjeti dhe motomjeti përplasen me njëri-tjetrin, humb jetën 49-vjeçari
Sipas informacionit paraprak të policisë, një automjet me drejtues shtetasin me iniciale C. N. është përplasur me një motomjet. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi me iniciale L. A., 49 vjeç. Njoftimi: Rreth orës 09:05, në aksin rrugor Gose-Vilbashtovë, Kavajë, një automjet me drejtues shtetasin C. N. është përplasur me një motomjet. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi L. A., 49 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Burimi:
gijotina.com