Aksident në Has, humb jetën 46-vjeçari, plagoset vëllai i tij
Një aksident ka ndodhur në Has, ku një 46-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën, ndërsa vëllai i tij është plagosur. Sipas policisë viktima është shtetasi A. Q., 46 vjeç, i cili ishte drejtuesi i mjetit, ndërsa i plagosur mbeti vëllai i tij, shtetasi V.Q 38 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Kukësit, ku po merr ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Krumë/Informacion paraprak Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi kosovar A. Q., 46 vjeç (drejtuesi i mjetit), ndërsa vëllai i tij, shtetasi V. Q., 38 vjeç, po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Kukësit. Grupi hetimor po kryen...
Burimi:
gijotina.com